Të martën në Prishtinë një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, një i dyshuar ka gjuajtur me armë në drejtimin e tij.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje në komunikacion, një i dyshuar nga një veturë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Në vendin e ngjarjes njësia e hetimeve dhe krimteknikës kanë sekuestruar një gëzhojë. Rasti duke u hetuar”. /Klankosova.tv/