Osmani pas votimit: Qytetarët kanë 2 opsione, integrim apo izolim

Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka hedhur votën e tij nën shoqërimin e gruas së tij.

Në një deklaratë para mediave, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më të madh dhe të votojnë sipas bindjes së tyre.

“Uroj sot zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Inkurajoj qytetarët të dalin në numër sa më të madh, të votojnë sipas bindjes së tyre, vullnetit të tyre. Të votojnë me qëllim dhe shpresë për një të ardhme më të mirë për vendin tonë”, tha Osmani. /GazetaSinjali/

Read Previous

RrGK e shqetësuar me dënimin e ‘ulët’ për të akuzuarit në rastin e 11-vjeçares

Read Next

Mosmarrëveshje në komunikacion, dyshohet se njëri person gjuajti me armë