Nga Teksasi në Florida, alarm për tornado në SHBA

Pesë shtete amerikane nga Teksasi në Florida po përballen me një mot të keq, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për tornado. 14 tornado janë konfirmuar në Teksas, Luiziana, Misisipi, Alabama dhe Florida, thonë mediat vendase.

Përveç tornadove, parashikohen përmbytje nga Teksasi lindor në Neë Orleans, Luiziana dhe Tallahassee. Tornadoja e fundit u raportua të enjten në Bakersville, Florida, por ende nuk ka detaje rreth fuqisë së saj apo shkallës së dëmeve të shkaktuara.

Të mërkurën një tornado goditi Georgetoën, Alabama, me dëme të vogla të raportuara./AlsatM

Read Previous

Trafikimi me migrantë, policia shqiptare arreston policë e biznesmenë

Read Next

Ndalimi i abortit në Arizona, rikthen në fushatën presidenciale temën e të drejtave riprodhuese