Arrestohet një shtetas i huaj në aeroportin “Adem Jashari”

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të falsifikimit të dokumentit nga i dyshuari i huaj në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

“Është arrestuar i dyshuari shtetas i huaj për shkak se gjatë kontrollimit të dokumenteve në shkuarje ka prezantuar pasaportën e huaj që dyshohet se është e falsifikuar”, njofton policia.

Pasaporta është sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /RTK/

Read Previous

​Ismaili takon ekipin e ekspertëve të IFC dhe BB-së, flasin për shërbimet financiare digjitale

Read Next

Prelec: Zbatimi i vendimit për Manastirin e Deçanit, ndihmon Kosovën në skenën ndërkombëtare