Kurti: Edhe pas 10 vjetësh, ende nuk është zbardhur e vërteta për Astrit Deharin
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka raportuar për dy raste në rajon, një për dhunë në familje në Malishevë dhe një për armëmbajtje pa leje në Gjakovë.
Sipas raportit 24-orësh, në Malishevë është arrestuar një person nën dyshimin për ushtrim të dhunës psikike ndaj një gruaje, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në rastin tjetër, gjatë kontrollit të një shtëpie dhe objekteve përcjellëse në Gjakovë, të realizuar me urdhëresë të gjykatës, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një sprej, 58 fishekë dhe 17 gëzhoja. I dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë 24-orësh i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë:
INCIDENTET KRIMINALE
- DHUNË NË FAMILJE – Malishevë / 04.11.2026 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- ARMËMBAJTJE PA LEJE – Gjakovë / 04.11.2026 – 10:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, ku janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një sprej, 58 fishekë dhe 17 gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. /tvsyrivision/