Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Franca është duke planifikuar që disa prej prodhuesve të saj të armëve të prodhojnë pajisje shumë të nevojshme ushtarake drejtpërdrejt në territorin e Ukrainës për ta ndihmuar këtë shtet në luftën kundër Rusisë, ka thënë të premten ministri i Mbrojtjes i Francës, Sebastien Lecornu.
“Tri kompani franceze do të ndërtojnë bashkëpunime me kompani ukrainase, në veçanti në sektorët e dronëve dhe pajisjeve tokësore, për të prodhuar pjesë rezervë në territorin ukrainas, dhe ndoshta municion në të ardhmen. Ideja është që t’i kemi njësitë e para të prodhimit duke funksionuar këtë verë, ka thënë ai, raporton agjencia “Reuters”.
Ai ka lënë të kuptohet se në këtë plan përfshihet prodhuesi i tankeve, KNDS./epokaere/