Janë mbyllur pjesët e para të tri ndeshjeve të xhiros së 21-të të Superligës së futbollit.
45 minutëshi i parë i super-derbit të mesjavës mes Dritës dhe Ballkanit u mbyll pa fitues, 0:0, shkruan “Gazeta Express”.
Skuadrat i kishin rastet e tyre, por nuk ia dolën të shënonin dhe do të mundohen që një gjë të tillë ta bëjnë në pjesën e dytë.
Ballkani po e kërkon fitoren për ta ruajtur distancën në krye të tabelës, kurse gjilanasit e kanë me patjetër fitoren për të mbetur në garë për titull.
Ndërkohë, dueli mes Feronikelit ’74 dhe Gjilanit po ashtu u mbyll baras pas pjesës së parë, 0:0.
Ndërkaq, Malisheva po avancon ndaj Prishtinës me rezultat 1:0 falë golit të Altin Aliut, pas një gabimi të portierit vendës. /Gazeta Express/