Stoltenberg: SHBA duhet t’i japë Ukrainës çfarë i ka premtuar, është jetike dhe urgjente

SHBA duhet t’i japë Ukrainës “atë që i ka premtuar”, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO – s, Jens Stoltenberg nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, në një kohë kur ndihma amerikane për Kievin është bllokuar në Kongres.

“Është jetike dhe urgjente që SHBA të vendosë për një sërë masash për Ukrainën, sepse ka nevojë për këtë mbështetje”, nënvizoi Stoltenberg.

Në të njëjtën kohë, Stoltenberg vlerësoi se diskutimet për mundësinë që Europa të marrë armët e veta bërthamore, pavarësisht nga SHBA-ja, “nuk ndihmojnë”, pasi ato thjesht do të minojnë NATO-n në një kohë kur ne kemi vërtet nevojë.

Politikanët gjermanë kanë folur javët e fundit për mundësinë që Europa të zhvillojë armët e veta bërthamore në mënyrë që të jetë më pak e varur nga SHBA për mbrojtjen e saj.

/abcnews.al

Read Previous

Lewandowski i bindur se Barcelona do të fitoj trofe këtë edicion

Read Next

Rebelët Houthi marrin përgjegjësinë për sulmin ndaj një cisterne të naftës