Prokuroria Themelore në Gjakovë kërkon paraburgim prej një muaji për të dyshuarin me trafikim me njerëz

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me inicialet A.P.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se merr pjesë në trafikimin me njerëz me anë të kanosjes, përdorimit të forcës, mënyrës së përfitimit përmes punës së detyruar dhe veprime të tjera të dhunshme, kontrolluese të përcjella me maltretimin fizik dhe psikik me qëllim shfrytëzimi për përfitim ndaj të dëmtuarës A.V.

Me çka ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz”.

/klankosova/

Read Previous

​BE dakordohet për paketën e ndihmës prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën

Read Next

Scholz: Shumica e vendeve të BE-së s’bëjnë mjaftueshëm për të mbështetur Ukrainën