Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje një grua në fshatin Qupevë e Lartë në Klinë, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj.
Nga dëshmia e 20-vjeçares dhënë organeve të hetuesisë, ku ka deklaruar se i shoqi ushtron dhunë fizike ndaj saj.
E, përpos kësaj, 33-vjeçari dyshohet se gjatë ditës së djeshme e ka sulmuar sërish dhe më pas të njëjtën e ka kërcënuar me armë zjarri.
Njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit, pasi i njëjti menjëherë pas kryerjes së veprës është arratisur nga vendi i ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari./Sinjali/