Rrëzohet avioni në Kanada, nuk ka të mbijetuar

Një aeroplan i vogël që transportonte minatorët e kompanisë Rio Tinto u rrëzua pranë rajonit të Fort Smith në veriperëndim të Kanadasë,  gjatë një fluturimi për në minierën e diamantit Diavik.

Sipas të dhënave paraprake nuk ka të mbijetuar si pasojë e rrëzimit të avionit, teksa nuk është ende e qarta se sa është numri i viktimave.

Pronari i avionit bëri me dije se në flotën e tij se ka dy lloje avionësh BAE, të dy në gjendje të mbajnë 19 pasagjerë.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.

Read Previous

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Read Next

Ministri çek vizitë në Kosovë, takime me Kurtin e Osmanin