Nikolla: Shqipëria, një mbështetëse e vendosur e fuqizimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka uruar festën e flamurit komëbtar, atë të 28 Nëntorit.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka theksuar se më 28 nëntor 1912, përpjekjet e patriotëve e shqiptarë, të mendjes e të pushkës, u kurorëzuan me sukses me shpalljen e pavarësisë dhe themelimin e shtetit shqiptar të pavarur.

“Shqipëria është sot mes kombeve demokratike e të qytetëruara, anëtare e NATO-s, partnere e denjë e SHBA, që avancon me shpejtësi drejt familjes evropiane në mbrojtje të paqes, lirisë, pavarësisë dhe integritetit të kombeve”.

“Një mbështetëse e vendosur e pavarësisë dhe fuqizimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Nikolla.

/GazetaSinjali/

Read Previous

BE uron Shqipërinë: Jemi në mbështetjen tuaj për hapat drejt Unionit

Read Next

Izraeli liron 33 palestinezë të burgosur, një prej tyre rrëfen tmerrin e përjetuar