Kurti viziton familjet e tre policëve të rrëmbyer nga Serbia: Jemi në kontakt me institucionet atje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të enjte, një ditë pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë nga shteti i Serbisë, ka vizituar familjarët e Beqir Sefës, Rifat Zekës dhe Shemë Mustafës.

Komunikata e publikuar nga Zyra e Kryeministrit bënë të ditur se kryeministri Kurti ka njoftuar familjarët e policëve të kidnapuar se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi është në kontakt me institucionet atje, në përpjekje për të marrë sa më parë dhe sa më shumë informacione për gjendjen e policëve të rrëmbyer.

LAJMI NË PËRDITËSIM…

/AlbanianPost/

Read Previous

Osmani takoi Dukën e Madh të Lukseburgut, folën për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë

Read Next

Kidnapimi i tre policëve kosovarë nga Serbia, pozitë e opozitë bëjnë thirrje që bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë për lirimin e tyre