Anthony Joshua kërkon përballjen e tretë me Oleksandr Usyk

Anthony Joshua nuk e ka përjashtuar mundësinë e një lufte të tretë me Oleksandr Usyk teksa ai përgatitet të kthehet në ring këtë fundjavë.

Britaniku, 33 vjeç, pësoi dy humbje të njëpasnjëshme ndaj ukrainasit midis shtatorit 2021 dhe gushtit 2022.

Të shtunën, ai do të dalë në ring për herë të parë që nga humbja e dytë me Usyk në Arabinë Saudite. Ai do të përballet me amerikanen Jermaine Franklin në “O2 Arena”.

Joshua shpreson se një fitore mbresëlënëse mund t’i hapë derën përballjeve me boksierë si Dillian Whyte, Tyson Fury dhe Deontay Wilder.

Por ai gjithashtu po refuzon të përjashtojë një luftë të tretë me Usyk, pasi ai kërkon të hakmerret për ato humbje të njëpasnjëshme.

Duke folur për “Boxing King Media” për humbjet e tij më të fundit, ai tha se “Po, kam zhgënjyer shumë njerëz. Unë gjithmonë kam pritshmëri të mëdha nga vetja, por kundër Usyk, isha me një boksier vërtet të mirë dhe padyshim që do ta shijoja mundësinë që ta luftoja përsëri”.

Joshua do të përpiqet të ndryshojë drejtimin e tij në Londër këtë fundjavë pas tre humbjeve në pesë ndeshje.

Megjithatë, pavarësisht rezultateve të tij të fundit, ai këmbëngul se një përballje me Fury është ende në tryezë.

Negociatat e “Gypsy King” për një përplasje të padiskutueshme me Usyk u ndërprenë në fillim të këtij muaji. Dhe Joshua pretendon se zhgënjimi rreth asaj që lufta nuk u zhvillua do të thotë që Fury duhet të ketë një kundërshtar të kalibrit të tij.

“Nuk ka kohë më të mirë për ta ngjitur Fury-n në ring sesa tani, sepse ai ka nevojë që unë të shpengoj veten nga ky cirk, ky zhgënjim”, tha Joshua.

“Ai ka nevojë për mua, kështu që nuk ka kohë më të mirë se sa të flasë emrin tim dhe unë jam dikush që do të përballoj çdo sfidë”, vijoi ai. /Albanianpost.com

Read Previous

Kili zbulon rastin e parë të gripit të shpendëve tek njeriu

Read Next

Media franceze: Zbuloni Shqipërinë dhe historinë e saj gjatë sistemit komunist