Parlamenti finlandez miratoi sot ligjin që lejon Finlandën të bëhet më në fund anëtare e NATO-s, dhe tani asaj i duhet vetëm pëlqimi i Hungarisë dhe Turqisë.
Finlanda, deri tani një vend i neutralitetit të politikës së Jashtme, pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës në maj të vitit të kaluar, vendosi t’i bashkohet Organizatës së Traktatit të Aleancës, për shkak se dëshiron të 1300 kilometra kufi me Rusinë, transmeton Telegrafi.
Me miratimin e dokumenteve bazë të NATO-s, Finlanda është një hap përpara Suedisë, e cila gjithashtu aplikoi për anëtarësim, por u refuzua nga Turqia.
Finlandën e presin zgjedhjet parlamentare në fillim të prillit, ndaj disa analistë besojnë se ajo dëshiron të përfundojë procesin e anëtarësimit deri në atë datë. Për anëtarësim votuan 184 deputetë dhe kundër 7.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se vendi i tij është gati të presë Finlandën, por se ende e konsideron Suedinë si një strehë për anëtarët e grupeve terroriste.
Si Finlanda ashtu edhe Suedia janë ende në pritje të miratimit nga Hungaria, parlamenti i së cilës filloi debatimin e çështjes sot dhe mund të mbajë një votim më vonë gjatë muajit. /Telegrafi/