Hovenier: Kosova ka bërë hapa të mëdhenj gjatë 15 viteve të fundit, partneriteti ynë i fortë si guri

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka uruar kosovarët në ditën e 15-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hovenier ka thënë se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj gjatë 15 viteve të fundit.

Tutje ai është shprehur se SHBA janë krenare për mbështetjen e hershme dhe të qëndrueshme për partneritetin me popullin kosovar dhe sipas tij, partneriteti mes Kosovës dhe SHBA-së mbetet i fortë si guri.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Kam pasur privilegjin dhe nderin të jem pjesë e historisë sonë të përbashkët, duke parë Kosovën duke bërë hapa të mëdhenj gjatë 15 viteve të fundit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për mbështetjen tonë të hershme dhe të qëndrueshme për dhe partneritetin me popullin kosovar”, shkroi Hovenier.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Osmani, Kurti e Konjufca bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz

Read Next

Emiratet e Bashkuara Arabe urojnë Kosovën për Ditën e Pavarësisë