Konjufca takohet me Walkerin, e vlerëson kontributin e tij për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ish-shefin e misionit të OSBE-së, mikun e madh të Kosovës, ambasadorin amerikan William Walker.

Në njoftimin e lëshuar nga kuvendi bëhet e ditur se Konjufca sërish e vlerësoi lart angazhimin e Walker për Kosovën.

“Ai tha se Ëalker pa iu trembur syri i pati thënë Millosheviqit të vërtetën në sy dhe i transmetoi botës atë që pa e përjetoi, të vërtetën që ajo duhet ta dinte, në kohën kur Kosova po digjej flakë, e populli i pafajshëm vritej e masakrohej brutalisht ditë e natë”.

“Historia e udhëtimit të tij, veçanërisht dëshmia për masakrën e Reçakut ishte kyç në shtyrjen e NATO-s për të nisur fushatën e saj të bombardimeve kundër Jugosllavisë. Kryetari i kuvendit dhe ambasadori Walker kujtuan së bashku një pjesë të së kaluarës, diskutuan edhe për të arriturat në vend dhe zhvillimet aktuale në peizazhin politik rajonal e global”, thuhet se ka thënë Konjufca. /Klankosova.tv/

Read Previous

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, sekuestrohen mbi 3 kilogram marihuanë

Read Next

U mbajt mbledhja e parë e Komitetit për Politikë dhe Financa të komunës së Gjakovës për vitin 2023