Bunkerët në Shqipëri, pjesë e librit për arkitekturat më befasuese

Një monument gjigand në formën e një anije kozmike në memorie të komunizmit dhe Luftës së Dytë Botërore është paraqitur në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e muzeut me ndërtesat më intriguese në botë.

Për shkrimtarin e dekoruar shumë herë, Oliver Smith, globi është i mbushur me monumente të harruara, ku “bukuria e tyre përputhet vetëm me sekretet e së kaluarës”.

Shkrimtari i udhëtimeve ka kaluar vitet e fundit duke eksploruar disa nga arkitekturat më të mrekullueshme dhe befasuese – tashmë të braktisura.

Gjatë rrugëtimit të tij ai ka gjetur një varg pallatesh, kala, monumente e madje anije kozmike të cilat shërbejnë si një kujtesë e fortë e brishtësisë së shoqërisë dhe qeverive.

“Ne i mendojmë këto vende si statike dhe të pacenuara, por aty ka kafshë, gjërat lëvizin vazhdimisht dhe tullat po copëtohen”, tha Oliver për britaniken “The Mirror” përpara daljes në treg të librit këtë vjeshtë.

E pjesë e këtyre ndërtesave të mistershme dhe pjesë e librit të autorit janë edhe bunkerët e ndërtuar në Shqipëri në kohën e komunizmit.

Bunkerët, dëshmi e së kaluarës komuniste në Shqipëri - Anadolu Agency
Bunkerët e luftës së ftohtë që “pushtuan” Shqipërinë - Gazeta Si

Gjatë mbretërimit të tij, diktatori shqiptar Enver Hoxha, i përshkruar si ‘ekuivalenti evropian i Koresë së Veriut’ e gjeti veten të izoluar nga aleatët e mëparshëm.

Kështu që ai filloi një projekt ndërtimi masivisht të gjerë, kryesisht të pakuptimtë.

Rrjeti i strukturave të ngjashme me kutitë e pilulave ishte aq i gjerë sa që pas vdekjes së tij në 1985, pakkush kishte zemër ose interes për të hequr bunkerët.

Sot vlerësohet se 175 mijë deri në 700 mijë prej tyre kanë mbetur, disa prej të cilave janë shndërruar në Airbnbs, kasolle kopshtesh, bare plazhi dhe ferma kërpudhash.

“Askush nuk është plotësisht i sigurt se sa janë”, tha Oliver.

Ai shtoi se kudo që të shkoni do t’i hasni këta bunkerë bosh.

Bunkerët e rrumbullakët, të emërtuar si në formë kërpudhe, tregohet se janë të shpërndara nga fshatrat malore deri në bregdetin Adriatik. Madje, shumë u ndërtuan para pallateve, me pritjen që banorët t’i përdorin ato si pozicione luftimi.

“Këto shkonin në madhësi nga njësitë e vogla, të afta për të mbajtur një ose dy persona, të njohur si pozicionet e qitjes deri në postet më të mëdha komanduese të dizajnuara për të strehuar qindra njerëz”.

Kjo duke ravijëzuar se shumica e bunkerëve janë ende në këmbë, duke qëndruar relike të izolacionizmit dhe paranojës që përcaktuan sundimin katër-dekadësh të Hoxhës.

Nuk mungon as shndërrimi i tyre. Disa në sallone tatuazhesh, restorante, pishina e të tjera edhe në shtëpi.

Dhe se në shumë mënyra, bunkerët janë thurur në strukturën e Shqipërisë moderne dhe tani janë një nga kuriozitetet kryesore që tërheqin turistë në vend. /Albanianpost.com

Read Previous

Rezervat energjitike të SHBA-së, mund ta shpëtojnë Evropën nga kriza e frikshme e këtij dimri

Read Next

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë: Kapen 4 çekë pranë uzinës së Poliçanit