7 mënyra fare të thjeshta që të shpëtojnë nga lemza

Përgjithësisht lemza ndodh papritur dhe largohet shpejt, ama ka raste kur bëhet një problem i bezdisshëm që të mundon për disa minuta.

Sipas librit të rekordeve Guinness, rekordin për lemzën më të gjatë, që i vazhdoi sistematikisht për 68 vite me radhë e mban Charles Osborne, nga 1922- 1990. Ne do t’ju tregojmë disa fare mënyra të thjeshta si të shpëtoni nga lemza:

Bllokoni veshët

Mbajini veshët të mbyllur me gishtërinj për 20- 30 sekonda ose ushtroni pak presion në pjesën e pasme të tyre. Kjo do t’u dërgojë një sinjal relaksues nervave, që janë të lidhura edhe me diafragmën, kontraktimi i së cilës është përgjegjësi kryesor për shkaktimin e lemzës.

Kombino bllokimin e veshëve me të pirit ujë

Merr frymë brenda një qese letre

Kjo metodë rrit presionin e dioksidit të karbonit në gjak duke e nxitur diafragmën të zgjerohet për të kërkuar sa më shumë oksigjen. Ndaloni në momentin që ndjeni trullosje.

Të tjera metoda fare të shpejta dhe efektive:

Të ngrënit limon ose mjaltë me ujë të ngrohtë stimulon nervat duke i relaksuar dhe shpëtuar nga lemza.

Luani me barkun tuaj, tkurreni me shpejtësi dhe më pas lëshojeni

Bllokojini veshët dhe nxirrni gjuhën jashtë

Read Previous

27 fotografi të pabesueshme të gjërave që përshtaten në perfeksion

Read Next

Mjaft konsumuat këto ushqime, po abuzoni me lëkurën tuaj!