27 vjet pa themeluesin e muzikës klasike shqiptare, Çesk Zadeja

Çesk Zadeja lindi më 8 qershor të vitit 1927 në Shkodër, në një familje qytetare.

Mësimet e para i mori në vendin e lindjes, në shkollën françeskane, ku krahas mësimit të përgjithshëm, merr dhe njohuritë e para të muzikës.

Ka qenë anëtar i korit të Kishës Françeskane që drejtohej nga kompozitori i shquar patër Martin Gjoka dhe më vonë nga Filip Mazreku e Prenk Jakova.

Që në vegjëli, në qytetin e lindjes u angazhua në grupet amatore. Shfaqi që herët talentin e tij dhe si nxënës 14-vjeçar studion në Accademia di Santa Cecilia në Romë, Itali, me kompozitorin Umberto Semproni.

Ai ishte i njohur për kompozimet e tij, sikurse “Suita e Veriut”, “Suitë korale”, “Skica simfonike”, Poema vokale” etj, derisa ishte dekoruar edhe me “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Prej viteve ’50 emri i Çesk Zadesë është i lidhur ngushtësisht me historinë e muzikës shqiptare. Ai bën bashkë dy simbolet më ikonike të shqiptarëve, Himnin Kombëtar dhe Gjergj Kastrioti – Skënderbeun.

Himni i flamurit, u miratua me ligj të luhet me partiturën e Çesk Zadesë në vitin 2002; partiturë që u luajt kur erdhi në Shqipëri gjermani i madh dhe miku i shqiptarëve, Hans Ditrih Gencher.

Vdiq në Romë, më 15 gusht 1997.

Read Previous

Trump ka një plan për t’u përballur me Harrisin

Read Next

Deri nesër kanë afat partitë politike që të ngritin çështje shtesë për datën e zgjedhjeve