Procesi i votimit po mbahet edhe në qendrën 0207C, përkatësisht në shkollën Ali Hasi në fshatin Cërmjan të Gjakovës.
Votuesit e kësaj qendre votimi pasi e kryen obligimin e tyre qytetar nuk hezituan që të tregojnë dhe pritshmëritë e tyre nga këto zgjedhje.
Kjo qendër e votimit ka gjithsej 2541 votues të regjistruar me të drejtë vote, të cilët mund të shfrytëzojnë 3 pikat e votimit që ndodhen këtu.