Policia ka publikuar raportin 24-orësh për rajonin e Gjakovës, ku përfshihen disa raste shqetësuese.
INCIDENTET KRIMINALE DHUNË NË FAMILJE Malishevë 04.05.2025-19:00.
Lidhur me rastin pas raportimeve nga dy viktimat femra kosovare se janë goditur nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njësitë policore iu janë përgjigjur rastit. Viktimat e rastit nuk kanë dashur të pranojnë tretman mjekësorë. Pas intervistimit një i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregulltë.
ARMËMBAJTJE PA LEJE/PËRDORIM I ARMËS Gjakovë 04.05.2025-16:30.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka shtënë me arme zjarri. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja ndërsa arma e përdorur nuk është gjetur . Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy karikator dhe kondaku i armës AK-47. Pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET: GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER Gjakovë / 04.05.2025 – 09:20.
Ankuesi mashkull shtetas i R. Shqipërisë, ka informuar se në një livadh kishte hasur në një mjetë të dyshimtë shpërthyes. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Në vend ngjarje kanë dalë njësiti për deminim i FSK-së të cilët kanë bërë tërheqjen e mjetit të pashpërthyer në mënyrë të sigurt.
PERSON I ZHDUKUR Gjakovë 03.05.2025-21:00.
Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se djali i tij viktima kosovar i moshës së mitur ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.