24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Arrestim për dhunim, të shtëna me armë dhe dhunë në familje

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës janë evidentuar disa raste të rënda, përfshirë një arrestim për dhunim, disa raste të përdorimit të armëve në mënyrë të paautorizuar dhe një rast dhune në familje ku janë gjetur edhe mjete shpërthyese. Për të gjitha rastet, Prokuroria ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.

SULM SEKSUAL / DHUNIM 

Gjakovë  02.10.2025 – NN.  Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. 

 

MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL APO POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËVE &  PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM

·         Fsh. Fortesë, Rahovec   05.10.2025-20:30.  Më 07.10.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që  në rrjetet social  është vërejtur duke shtënë me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me gaz. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.   

·         Fsh. Çifllak, Rahovec  07.10.2025-10:30. Janë  arrestuar  dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, pasi që në rrjetet sociale janë vërejtur duke shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: tri pushkë, një pistoletë,  një karikator i AK-47,   9 gëzhoja dhe 207 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.  Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.  

 

DHUNË NË FAMILJE/ MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL APO POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËVE

Gjakovë 07.10.2025-19:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht familjaret e tij (bashkëshorten dhe djalin e tij). Nuk raportohet për të lënduar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dy mjete të dyshuara shpërthyese të cilat janë tërhequr nga njësiti për deminim i PK-së. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Read Previous

Macroni nën presion për dorëheqje ose zgjedhje të reja

Read Next

“KFOR-i partner kyç në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë”