Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur gjeneralmajorin Özkan Ulutaş, me rastin e rimarrjes së detyrës si komandant i KFOR-it, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka njoftuar se gjatë takimit ka shprehur besimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me KFOR-in, në funksion të paqes dhe sigurisë në vend dhe rajon.
“Dje mirëprita gjeneralmajorin Özkan Ulutaş dhe e urova për rimarrjen e detyrës së komandantit të KFOR.
Shpreha besimin e plotë për vazhdim të bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Osmani.