16 shkurti shpallet si dita Përkujtimore e Profesionistëve Shëndetësorë

Doctor in front of a bright background

16 shkurti është shpallur dita Përkujtimore e Profesionistëve Shëndetësorë. Kështu është bërë e ditur nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK).

“Odat e Profesionistëve Shëndetësor në mbështetje të nenit 10, paragrafin 1 me nënparagrafin 1.18 të Ligjit nr. 04L/150 për Odat e Profesionistëve Shëndetësor, të përfaqësuar nga kryetarët e OPSH-ëve sot nxjerrin vendimin: Data 16 shkurt shpallet si dita Përkujtimore e profesionistëve shëndetësor në Republikën e Kosovës. OPSH-të këtë datë të çdo viti kalendarik, do ta shënojnë përmes aktiviteteve të ndryshme shkencore dhe profesionale”, thuhet në njoftimin e OMK.

Read Previous

Ministria e Shëndetësisë njofton se qendrat e vaksinimit nuk do të punojnë nesër

Read Next

Gjakovë, intervistohet nga policia, dyshohet se bashkëjeton me të miturën