Aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

11 persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 14:30 në një aksident i cili ndodhi në Veternik.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 11 persona”, ka thënë ajo.

Sipas saj, me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor. /Telegrafi/

Read Previous

Politikanët irlandezë mohojnë lidhjet e Kremlinit pas pretendimeve të spiunazhit të ‘Cobalt’

Read Next

Brukseli i kërkon Turqisë që të hetojë “tërësisht” abuzimin e dyshuar në qendrat e migracionit të financuara nga BE