100 mësimdhënës u certifikuan për programin e trajnimit në PIA

Sot zyrtarisht janë certifikuar 100 mësimdhënës për pjesëmarrje në programin e trajnimit me temën: Gjithpërfshirja dhe individualizmi i mësimit për nxënës me nevoja të veçanta, ose ndryshe plani individual i arsimit. Ky trajnim ka qenë projekt i përbashkët i Drejtorisë Komunale të arsimit në Gjakovë dhe organizatës Handikos i financuar nga Ambasada zvicerane. Drejtoresha e arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova- Baçi shfrytëzoi rastin që t’i ftoi donatorët dhe OJQ-të që të zhvillojnë programe që ngrisin cilësinë e arsimit.

Brilanda Ballata drejtoresha e Handikos-it tha se kur ka filluar puna e kësaj shoqate një numër i vogël i nxënësve me aftësi të kufizuara ka qenë i përfshirë në arsim, ndërsa sot pas 22 vjetëve situata ka ndryshuar tërësisht.

Progres është bërë por duhet ende punë, tha Ardiana Bushati prind i një fëmije me aftësi  të kufizuara.

Cermonia e ndarjes së certifikatave u realizua në sallën e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë.

Read Previous

Zelenskyy e kërkon me ngulm, por pse NATO nuk bllokon hapësirën ajrore mbi Ukrainë?

Read Next

Moti në Gjakovë gjatë tri ditëve