Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 10 raste të dhunës në familje në Prishtinë, Lipjan, Podujevë, Ferizaj, Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë të Veriut. Lidhur me këto raste, gjashtë persona u dërguan në mbajtje.
Sipas raportit 24 orësh të Policiaë, në Prishtinë në rastin e parë raportohet se pas një mosmarrëveshje vervale, i dyshuari e kishte kapur gruan e tij për dy duar dhe si pasojë të dy ishin rrëzuar.
“Prishtinë / 21.02.2025 – 23:30. Dyshohet se viktima femërkosovar me të dyshuarin mashkull kosovar -bashkëshortin e saj kishin pasur një mosmarrëveshje verbale dhe i dyshuari e kishte kapur për dy duart në krah me qëllim që ta ndaloj dhe si pasoj të dy ishin rrëzuar për tokë”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Kurse, në Lipjan tre persona u shoqëruan në Polici nën dyshimin për dhunë në familje.
“Lipjan / 22.02.2025-10:00. Tre të dyshuar-a janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim pasi që kanë pasur mosmarrëveshje. Tretman mjekësor kanë pranuar të dyshuarat femra. Në konsultim me prokurorin, të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
E në Podujevë, raportohet se u arrestua një i dyshuar se rrahu të dashurën e tij, duke e kanosur se do t’ia postojë fotot e saj nëse e lajmëron në Polici.
“Podujevë / 22.05.2025-15:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën f/k-të dashurën e tij dhe të njëjtën e ka kanosur se do ti poston fotot e saj, nëse rastin e denoncon në polici. Viktima për shkak të lëndimeve, pasi ka pranuar tretman mjekësor, është kthyer tek prindërit e saj”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Në rastin e dytë në Prishtinë, raportohet se një shtetas i huaj ka lajmëruar Policinë se është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga djali i tij.
“Prishtinë 22.02.2025, 14:21. Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga djali i tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Në një rast tjetër në Prishtinë, një person dyshohet se nën ndikimin e substancave narkotike e kishte kanosur dhe sulmuar një grua.
“Prishtinë 21.02.2025, 21:30, I dyshuari mashkull kosovar dyshoht e nën ndikim të substancave narkotike e kishte kanosur dhe e kishte sulmuar fizikisht viktimën f/k. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Në anën tjetër, në Ferizaj u arrestua një person pasi dyshohet se e kishte kanosur dhe sulmuar partneren e tij.
Rasti është iniciuar si “Kanosje”, “Dhunë në familje” dhe “Sulm”.
“Ferizaj 22.02.2025, 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkullkosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën femër shqiptare shtetase e huaj me të cilën bashkëjeton. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Kurse, në Pejë u raportuan dy raste të dhunës në familje. Në të parin raportohet se një person ka telefonuar vajzën duke i thënë se nëse dikush i dërgon foto të nënës së saj (ish-bashkëshortes) me ndonjë djalë, do ta vras.
“Pejë / 22.02.2025-10:00. I dyshuari m/k-ish bashkëshorti i viktimës f/k, me të cilin kanë katër fëmijë, dyshohet se ka telefonuar vajzën e tyre dhe ka kanosur se nëse dikush i dërgon foto të viktimës me ndonjë djalë, do ta vras. Viktima pas intervistimit është kthyer në banesën e saj, ndërsa i dyshuari pritet të intervistohet lidhur me rastin, pasi të sigurohet prezenca e tij”, njofton Policia.
Aty thuhet se lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar.
Kurse, në rastin e dytë në Pejë raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete burr e grua. I dyshuari u dërgua në mbajtje.
“Pejë 22.02.2025, 19:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete dy të dyshuarit një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e huaj- burrë e grua. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, në Gjakovë u arrestua një grua pasi dyshohet se në gjendje të dehur ofendoi bashkëshortin e saj.
“Gjakovë 22.02.2025, 21:00. Është arrestuar e dyshuara femër/k, pasi që e njëjta në gjendje të dehur kishte ofenduar me fjalë të ndryshme viktimën mashkull/k bashkëshortin e saj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Kurse, në Mitrovicë të Veriut, raportohet se u arrestua një person pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit sulmoi gruan e tij.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.
“Mitrovicë Veri 22.02.2025, 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervisitimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi