1 i vdekur dhe 81 raste të reja me COVID-19

Sipas raportit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, në bazë të të dhënave nga IKSHPK, është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar 1699 qytetarë, ku 81 prej tyre kanë rezultuar si të infektuar me virusin korona, shifër kjo që numrin e rastin e ka dërguar në 2058 qytetarë.

Raporti I publikuar gjatë këtyre 24 orëve gjithashtu ka bërë të ditur se 1 qytetar ka vdekur që ishte paraprakisht të infektuar me këtë virus.

Ndërkohë raporti nga spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” ka bërë të ditur se ka të hospitalizuar 7 pacientë, ku 4 prej tyre po trajtohen me okisgjeno terapi.

Read Previous

Njëra ndër kullat më të vjetra në Kosovë, në gjendje jo të mirë

Read Next

Havolli: Rastet që kërkojnë vizita psikologjike shumë më të larta, shkak COVID-19