Njëra ndër kullat më të vjetra në Kosovë, në gjendje jo të mirë

Kulla e Hasan Pashë Jemishçiut apo ndryshe e njohur për banorët e Rogovës edhe si kulla e Pogajve është objekti i parë i banimit që e ndërtoi Hasan Pashë Jemishçiu i cili ishte banor i këtij fshati. Kulla ka formë katrore, krejtësisht e ndërtuar prej gurëve dhe gëlqeres, me mure të trasha, dhe dritare të vogla në formë harku. Sot gjendja e kësaj kulle nuk duket të jetë e mirë thonë banorët e këtushëm. Ky objekt i ka rezistuar kohës mirëpo kërkon kujdes pasi që rrezikon të shembet thanë mes tjerash ata.

Ndërkaq lidhur me këtë ne kemi pyetur drejtorin e qendrës regjionale për trashëgimi kulturore në Gjakovë, Osman Gojani se a do të ndërmerret diçka lidhur me restaurimin e kësaj kulle pasi që rëndësia e këtij objekti për trashëgimin kulturore të vendit tonë luan një rol tejet të madh.

Vlenë të theksohet se kjo kullë atë kohë ka shërbyer si objekt strategjik mbrojtjeje dhe banorët mbesin me shpresë që institucionet do ti kushtojnë kujdes të veçantë.

Read Previous

Abdixhiku: Kosova duhet ta shfrytëzojë mundësinë për anëtarësim në NATO

Read Next

1 i vdekur dhe 81 raste të reja me COVID-19