​Zyrtare, një qendërmbrojtës francez i bashkohet Llapit

Llapi ka arritur marrëveshje 2 vjeçare me qendërmbrojtësin francez, Anthony Monin i cili nga dita e sotme është bashkuar me skuadrën, ndërsa ka patur edhe disa minuta në ndeshjen kontrolluese ndaj Bashkimit.

Anthony Monin është 24 vjeç, i lindur më 03.05.1996 në Besancon të Francës. Pozita e tij natyrale është qendërmbrojtës dhe ka bërë karrierë tek skuadrat e FC Vesoul, Caledonian Braves FC, Berwick Rangers FC U20 dhe së fundmi tek FC Vallorbe-Ballaigues.

Klubi ka kompletuar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e futbollistit para arritjes në Kosovë dhe Anthony Monin ka të drejtë loje që nga ndeshja e parë për Kupë, ndaj Ballkanit që pritet të zhvillohet më 10 shkurt./KosovaPress

Read Previous

245 raste të reja me COVID-19 dhe tre të vdekur brenda 24 orëve në Kosovë

Read Next

​Zyrtare, FBK njofton nëse do të lejohen tifozët në ndeshjet e Final 8 të Kupës së Kosovës