​Vodhën veturë, televizor, kompjuter e dru, arrestohen katër të dyshuar

Katër persona janë arrestuar të mërkurën në Pejë për vjedhje të disa mjeteve, përfshirë veturë, plug traktori, televizor, kompjuter dhe dhe dru.

Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se pas intervistimit dy nga të dyshuarit me urdhër të Prokurorit shtetit janë ndaluar për 48 orë, gjersa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

“Më datë 24. 01. 2024 janë identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar: M.H. i lindur me 2000, K.V. i lindur me 2002, E.  H. i lindur me 2002, A.G. i  lindur më 2002”, thuhet në njoftim. 

/Telegrafi/

Read Previous

Vazhdojnë protestat e fermerëve në Francë, kryeministri njofton masat e para

Read Next

Nga shkurti fillon vaksinimi i vajzave 12-vjeçare kundër kancerit të qafës së mitrës