Stoke City ka shkarkuar trajnerin Steven Schumacher pas humbjes të së shtunës nga Oxford United. Humbja 1-0 ishte humbja e tretë e sezonit për Potters në kampionat dhe i lë ata në vendin e 13-të në tabelë me vetëm dy fitore nga pesë ndeshjet e tyre.
Kjo i jep fund mandatit të 40-vjeçarit Schumacher si trajner i Stoke pas vetëm nëntë muajsh, pasi u largua nga Plymouth Argyle për të marrë detyrën në dhjetor. Drejtori sportiv i Stoke, Jon Ëalters tha se vendimi është marrë për t’i “shërbyer interesave afatgjata” të klubit, përcjellë KosovaPress.
“Si gjithmonë në futboll, këto vendime që janë të vështira”, theksoi Ëalters, përcjellë KosovaPress. Ish-trajneri i Creëe, Alex Morris dhe ish-kapiteni Ryan Shawcross, i cili tani punon si trajner i Potters U-21, do të marrë drejtimin e ekipit deri në një vendim tjetër. /KosovaPress/