​Rahoveci dhe disa fshatra të Gjakovës pa ujë për disa orë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar se ka ndodhur një defekt në gypin kryesor në Xërxë.

Sipas kompanisë, për arsye të punimeve në lokalizimin dhe sanimin e defektit, pa furnizim me ujë mbetet Komuna e Rahovecit, njësia e Prizrenit, si dhe disa fshatra të Komunës së Gjakovës.

“Ekipet tona janë duke ndërmarr të gjitha masat e duhura në eliminimin e defektit, mirëpo për shkak të natyrës së vështirë të defektit, si dhe terrenit jo të përshtatshëm, punimet në sanimin e defektit mundë të zgjasin disa orë”, thuhet në njoftim./KosovaPress

Read Previous

Shqipëri, vdes një 45-vjeçar në aksident

Read Next

Sot zhvillohet finalja e Superligës U18 në konkurrencën e meshkujve