Mesfushori italian, Sandro Tonali mund të jetë i gatshëm për të luajtur për Newcastle United në Premier Ligë në ndeshjen kundër Wolverhampton nesër, pavarësisht se ka arritur marrëveshje me FIGC për një suspendim 10 mujor për përfshirjen e tij në bastet ilegale.
Pavarësisht faktit se suspendimi i Tonalit nga FIGC hyn në fuqi ditën pasi që bëhet zyrtare, suspendimi ende duhet të zgjerohet ndërkombëtarisht nga UEFA dhe FIFA.
Sipas lajmeve të fundit nga “Calciomercato”, ky është një proces që mund të merr kohë të konsiderueshme, madje me muaj, sidoqoftë FIGC kanë marrë masa për tu siguruar që suspendimi të zgjerohet së shpejti.
Sidoqoftë, gjatë konferencës së sotme për media, trajneri i Newcastle, Eddie Howe e ka konfirmuar që klubi ende nuk është informuar zyrtarisht për suspendimin e Tonalit.
Në fakt, Tonali pritet të udhëtojë me skuadrën e Newcastle për ndeshjen ndaj Wolverhampton.