​Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 17-vjeçares nga Gjakova

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografive të personave të involvuar në rast, me qëllim lokalizimin e tyre, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i zhdukur është:

• Sejhan (Sefedin) Nivokazi DTL: 27.12.2003, nga Fshati Skivjan-Gjakovë

Me datën 04.04.2021 në orën 20:40, në stacionin policor në Gjakovë viktima me të dhëna si më lart është raportuar nga familjarët se ishte larguar nga shtëpia, bëhet e ditur nga TV Syri Vision.

Policia në Gjakovë është duke zhvilluar hetime intensive për identifikimin e lokacionit dhe gjetjen e personit në fjale, por ne lidhje me këtë kërkon ndihmën e qytetarëve për informata shtesë.

Me datën 07.09.2021 për shkak të peshës së veprës dhe ndjeshmërisë së rastit ky rast është tranferuar për hetim në Sektorin Rajonal për Hetime. Gjithashtu edhe hetuesit nga ky sektor kanë ndërmarrë veprime operativo hetimore në koordinim me prokurorin e çështjes, janë intervistuar disa persona, janë kontrolluar disa lokacione të dyshuara por deri më tani edhe përkundër përpjekjeve maksimale nuk është gjetur viktima.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e viktimës të paraqitur në fotografitë e bashkangjitura, të lajmërojnë Policinë e Kosovës Gjakovë apo stacioni më i afërt policor, ka thënë për Tv Syri, Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Read Previous

Krena dhe Llukaci po pastrohen për të parandaluar vërshimet

Read Next

​FSK fiton medaljen e argjendtë në “Cambrian Patrol 2021” në Mbretërinë e Bashkuar