Të shumta janë mbeturinat të cilat u panë sot në lumin Llukac, derisa Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim kishte filluar aksionin e pastrimit të këtij lumi, kur dihet se si pasojë e mbeturinave inerte në lumenj dhe fatkeqësive natyrore mund të ndodhin vërshimet siç ndodhën në fillim të këtij viti. Për të parandaluar diçka të tillë, Drejtori në detyrë i këtij dikasteri, Vehat Hoxhaj tha se kjo punë po bëhet për faktin se temperaturat kanë shënuar rënie dhe reshjet e shiut vetëm kanë filluar.
Hoxhaj më tutje shtoi se në rast të vershimeve kemi marrë të gjitha masat me institucionet përgjegjëse në mënyrë që të parandalojmë këtë dukuri natyrore.
Theksojmë se gjatë muajve të parë të këtij viti, vendi ynë ishtë përfshirë nga përmbytjet dhe se ky problem kishte ardhur si pasojë e hedhjes së mbeturinave dhe ngushtimit të shtretërve të lumenjve. Drejtoria për mbrojte dhe shpktim në komunën e Gjakovës është duke marrë masat preventive, mënyrë kjo për të parandaluar përmbytjet përsëri.