​Një 23-vjeçar humb jetën në aksident trafiku në Qyshk të Pejës

Policia e Kosovës është informuar mbrëmë rreth orës 21:25, për një aksident trafiku në rrugën Pejë- Prishtinë, përkatësisht në Qyshk.

Aksidenti ka ndodhur pasi që ngasësi i veturës duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me të arritur në fshatin Qyshk, del nga rruga dhe ndeshet me një veturë (kombi) i cili ishte i parkuar jashtë rruge duke shkaktuar aksident trafiku.

I lënduari është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor viktima (mashkull i lindur me 1999) në spital ka arritur pa shenja jete.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.  

Read Previous

Kurti para studentëve të Oxford-it: Kosova është histori suksesi

Read Next

55 raste aktive me coronavirus në Kosovë