Kurti para studentëve të Oxford-it: Kosova është histori suksesi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur dje vizitën zyrtare në Britani të Madhe.

Kurti ka mbajtur sot një ligjëratë në Oxford Union, ndërsa ka thënë se ndihet i nderuar që ka pasur mundësi të flasë atje për Kosovën.

“I nderuar që pata mundësinë të flisja në Oxford Union për Republikën tonë të re, origjinën, rrugëtimin dhe fatin e saj. Sot, Kosova është një histori suksesi, një fitore e demokracisë dhe një perspektivë premtuese për socialdemokracinë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Twitter.

Kurti sot një ligjëratë të hapur do ta mbajë edhe në Universitetin e Cambridge.

Kurti gjatë qëndrimit në Britani të Madhe do të zhvillojë takime të nivelit të lartë.

/Telegrafi/

Read Previous

Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit

Read Next

​Një 23-vjeçar humb jetën në aksident trafiku në Qyshk të Pejës