​Në Ditën e Çlirimit të Deçanit hapet ekspozita “N’rrugë drejt lirisë”

Në shënim të përvjetorit të çlirimit të Deçanit, është hapur ekspozitë me fotografitë e atyre që kanë dhënë kontribut për lirinë e Kosovës.

“N’rrugë drejt lirisë” titullohet ekspozita e Isa Jasiqit e cila është e hapur për tre ditë në Pallatin e Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan.

Në hapjen e ekspozitës ka marrë pjesë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Aty, Haradinaj tha se dita e lirisë i bashkon të gjithë.

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e kësaj dite, Haradinaj e Ramosaj bashkë me ish-bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe pranë lapidarëve të dëshmorëve në qendër të qytetit dhe të kompleksi memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Në këtë ditë, kryetari i Deçanit u bërë dedikim ish-luftëtarëve të UÇK-së që nuk janë në Kosovë për te festuar përvjetorin e çlirimit.

Isa Jasiqi ka treguar gjithçka është përfshirë në këtë ekspozitë.

Shënimi i ditës së çlirimit në Deçan ka nisur me ngritjen e flamurit në qendër të qytetit dhe me seancë solemne në Kuvendin Komunal dhe do të përfundojë me një koncert të këngëtarëve të Deçanit në qendër të qytetit./KosovaPress

Read Previous

Me program të larmishëm nxënësit e shkollës “Mehmet Akif” shënojnë festën e Abetares

Read Next

Remitencat! Cili është ndikimi i diasporës në ekonominë e vendit?