​MINT cakton limitin e çmimit të naftës dhe benzinës për 24 orët e ardhshme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin maksimal për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.

MINT ka njoftuar të hënën se çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është: 1.85 euro centë për litër, çmimi maksimal i lejuar i produktit benzinë është: 1.74 centë euro për litër.

Po ashtu, çmimi maksimal i lejuar i produktit gas është 0.78 centë për litër.

Ky vendim, sipas MINT është marrë bazuar në udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve dhe masat mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht departamenti për rregullimin e tregut të naftës.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 27.06.2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Ndërkohë, ekipet e KosovaPress, thonë se sot në mëngjes në disa pompa të derivateve, nafta ishte 1.91, e në disa 1.92.

Read Previous

Presidentja Osmani nga Singapori: Një fillim i shkëlqyeshëm i vizitës, konfirmohet gatishmëria për bashkëpunim

Read Next

Kuvendi nis publikimin e kontratave me operatorët