​Leao refuzon propozimin e Milanit për kontratë të re

Milani dëshiron ta blindojë Rafael Leaon, i cili ishte një nga yjet e sezonit të tyre, me një marrëveshje të re, por ata kanë hasur në një pengesë pasi ai refuzoi ofertën e tyre fillestare.

Sulmuesi portugez 23-vjeçar ishte një pjesë e rëndësishme e skudetos së kuqezinjve këtë sezon, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë 10 asistime në 34 paraqitje në Serie A. Leao tani është një yll në skuadrën e Milanit dhe klubi po kërkon të reagojë në përputhje me rrethanat, duke përgatitur një kontratë të re për anësorin.

“La Stampa” raporton se Milani i ofroi Leaos një kontratë të re që zgjat deri në vitin 2026 me një rritje mjaft të konsiderueshme të pagës, por agjenti i lojtarit e refuzoi atë, duke besuar se ai meriton më shumë.

Për më tepër, agjentët janë të gatshëm të ulen për të biseduar për detajet vetëm pasi të mbyllet dritarja e transferimeve më vonë këtë verë.

Ekziston një rrezik i vogël që lidhet me këtë, por Milani mbrohet nga klauzola e lirimit prej 150 milionë euro e pranishme në kontratën e tij aktuale.

/KosovaPress/

Read Previous

Kurti anulon shkuarjen në Maqedoninë e Veriut: Pres që nesër të takojë veteranët e luftës

Read Next

Kurti: Veteranët e vërtetë të kenë kompensim më të lartë se paga minimale