​LDK zgjedh kryesinë e re dhe nënkryetarët

Këshilli i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka përfunduar takimin e radhës duke miratuar me shumicë votash kryesinë e re dhe nënkryetarët e partisë.

Pas takimit i cili zgjati disa minuta, para mediave doli Imri Ahmeti, i cili tanimë është zgjedhur sekretar i LDK-së.

Ahmeti tha se Anton Quni, Gazmend Muhaxheri, Lutfi Haziri dhe Shqipe Mjekiqi, janë nënkryetarët e ri të LDK-së, derisa shtoi se nuk kanë diskutuar nëse do ta përkrahin Vjosa Osmanin për presidente apo jo.

Ndërkohë, menjëherë ka nis mbledhja e kryesisë së re.

Read Previous

Shënohet Dita Botërore e Poezisë

Read Next

Edhe këtë vit fermerët do të kenë mbështetje me subvencione dhe grante