Shënohet Dita Botërore e Poezisë

Për nder të ditës botërore të poezisë, klubi letrar “Gjon Nikoll Kazazi” në Gjakovë ka organizuar një aktivitet simbolik. Këtë ditë e nderuan me pjesëmarrje shumë poetë e shkrimtarë të cilët lexuan poezitë e tyre.

Kryetari i klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, Muharrem Kurti tha që qëllimi i tyre si klub është që sa më shumë të merren me të rinjtë që kanë talent në të shkruar.

Që nga viti 1999, 21 marsi është shpallur nga UNESCO, dita botërore e poezisë. Ditë kjo që konceptohet si një ftesë për të reflektuar mbi fuqinë e gjuhës dhe zhvillimin e plotë të kapaciteteve kreative të çdo personi. Në Gjakovë çdo vit shënohet kjo ditë si arti i fjalës.

Read Previous

Retrospektivë, jeta në Kosovën e vitit 1965 (VIDEO)

Read Next

​LDK zgjedh kryesinë e re dhe nënkryetarët