Studimi i BMW-së: Blerësit e veturave elektrike kërkojnë më shumë autonomi sesa u nevojitet
Inter Miami ka shënuar fitore bindëse me rezultat 4-0 ndaj DC Unitedit, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në kuadër të Major League Soccer (MLS), me Lionel Messin dhe Luis Suarezin që realizuan nga dy gola.
Skuadra nga Florida e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në minutën e tretë. Luis Suarez ishte ai që zhbllokoi rezultatin, pas një asistimi nga German Berterame.
Sulmuesi uruguaian vazhdoi paraqitjen e shkëlqyer edhe në minutën e 39-të, kur shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij, pas një aksioni të bukur të ndërtuar nga Inter Miami. Pjesa e parë përfundoi me epërsinë 2-0 të vendasve.Në pjesën e dytë, radha ishte e Lionel Messit për të marrë skenën kryesore.
Ylli argjentinas realizoi një gol të bukur në minutën e 47-të, duke e çuar rezultatin në 3-0 dhe duke regjistruar golin e 933-të në karrierën e tij profesionale.
Messi nuk u ndal me kaq. Në minutën e 60-të, ai përfitoi nga një harkim nga krahu i djathtë dhe, me një goditje të menjëhershme, e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 4-0.
Me nga dy gola secili, Messi dhe Suarez ishin protagonistët kryesorë të kësaj fitoreje, ndërsa për argjentinasin kjo ishte ndeshja e parë zyrtare me klubin pas lamtumirës nga Kombëtarja e Argjentinës. /Telegrafi/