Federata e Futbollit të Kosovës ka ardhur me një risi në edicionin e ri të Superligës së Kosovës 2021/22.
FFK në bashkëpunim me sponzorin gjeneral BTK Kosova do të ndaj çmimin “Ylli i Javës”.
Më mposhtë keni njoftimin e plotë nga FFK, rreth ndarjes së këtij çmimi :
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Tregtare Kombëtare, çdo javë do të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
Këtë javë “Ylli i javës” në BKTSuperligë është shpallur sulmuesi i majtë i FC Ballkani, 22-vjeçari, Ermal Krasniqi, me supergolin e të cilit skuadra e tij i fitoi 3 pikë në përballje me kampionin në fuqi FC Prishtina, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
/Telegrafi/