Presidentja Osmani merr pjesë në Forumin Ekonomik të Zvicrës

Presidentja Vjosa Osmani sot udhëtoi për në Zvicër ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Zvicrës.

Në këtë forum, Osmani do të flasë për potencialin ekonomik të Kosovës si dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Shefja e shtetit të Kosovës do të mbajë një fjalë rasti në këtë forum, në të cilin çdo vit marrin pjesë 1,350 personalitete nga biznesi, akademia, politika dhe mediat.

Diskutimet në këtë takim synojnë këmbimin e ideve në fushën e rrjetëzimit industrial, transmeton Klankosova.tv.

Në kuadër të kësaj vizite, Osmani do të takohet edhe me përfaqësues shtetëror të Konfederatës zvicerane.

/EkonomiaOnline/

Read Previous

​Ky është çmimi që FFK do të ndajë pas çdo xhiroje të Superligës së Kosovës

Read Next

12 kryetarë të komunave i shkuan në takim kryeministrit Kurti