​Kusari-Lila: Po vazhdon argumenti se gruaja dhe deputetja është pronë që shitet dhe blihet

Ushtruesja e detyrës së shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka kritikuar qasjen e Partisë Demokratike ndaj deputetes Adelina Garancia, e cila ka kaluar nga PDK në Lëvizjen Vetëvendosje.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Kusari-Lila ka thënë se gruaja vazhdon të shihet si pronë e cila mund të shitet e blihet.

Kusari-Lila: Po vazhdon argumenti se gruaja dhe deputetja janë pronë e cila shitet dhe blihet

“Ende më keq është kur gratë sulmojnë gratë, secila e kanë momentin e vet për t’u treguar, për t’u dëshmuar dhe vlerësuar. Përderisa fliste kolegia ime nga opozita, burrat nga po i njëjti grup parlamentar thonin nuk ka vendosur ajo, e ka shit axha i vet. Po vazhdon argumenti se gruaja dhe deputetja është pronë e cila shitet dhe blihet, do të thotë në krejt këtë argument të cilin një deputete, kolege po mundohet t’ia rikujtoi koleges tjetër, kolegët, ju të tjerët që nuk jeni të bindur iu kisha lutë të mos flisni për gjëra të cilat nuk jeni të bindur vet, përderisa ajo është gjuha, ajo është fryma që ju brenda e ushqeni, si mundeni me thënë ne nuk jemi ata që i kemi shkruar parullat”, ka thënë ajo.

Në po këtë seancë, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka kërkuar nga deputetja Adelina Garancia që t’i kthejë mandatin PDK-së.

Grainca ishte pjesë e PDK-së deri në ditën kur u votua për zgjedhjen e presidentit të vendit dhe ajo kaloi në Lëvizjes Vetëvendosje.

Read Previous

Arsenal dhe Man utd në garë për Sulmuesin e Borussia Moenchegladbach Alassane Plea

Read Next

Mourinho mund të rikthehet në Serie A