​Kosova zhvillon sot ndeshje historike kundër Malit të Zi

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të zhvilloj sot ndeshje tejet të rëndësishme kundër Malit të Zi, për kualifikim drejt Kampionatit Evropian 2022.

Fitorja e Kosovës do t’i afronte hendbollistët tanë drejt ëndrrës për kualifikim në Evropian, gjë kjo që do të ishte arritje historike për kombëtaren tonë.

Ndeshja e cila është në kuadër të grupit të tetë të fazës së dytë të kualifikimeve, do të zhvillohet me fillim nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, dhe për shkaqe të pandemisë Covid-19, tifozët nuk do të jenë ta pranishëm në palestër.

Pas katër xhirove, Kosova zë vendin e tretë në grup me tre pikë, aq sa ka edhe Kombëtarja e Rumanisë që gjendet në vendin e dytë. Lidere e grupit është Suedia me gjashtë pikë, kurse në pozitën e fundit gjendet Mali i Zi me vetëm dy pikë.

Dy vendet e para sigurojnë kualifikimin, kurse katër kombëtaret me më së shumti pikë nga vendi i tretë në grupet përkatëse, po ashtu do të vazhdojnë rrugëtimin për në Evropian./KosovaPress

Read Previous

Miratohet raporti për shpenzimet vjetore të Kuvendit

Read Next

​Largimi i notimit diferencial për nxënësit, qëndrime pro dhe kundër