​Këta ishin dy lojtarët e Chelsea që Tuchel i kërkonte tek PSG

LONDON, ENGLAND – FEBRUARY 27: Pedro of Chelsea celebrates scoring his sides first goal with during the Premier League match between Chelsea FC and Tottenham Hotspur at Stamford Bridge on February 27, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Chris Brunskill/Fantasista/Getty Images)

Thomas Tuchel i cili është i destinuar të jetë menaxheri i ardhshëm i Chelseat thuhet se i kishte sytë te dy yjet e “Blueve” Jorginho dhe Antonio Rudiger gjatë kohës së tij në PSG.

Jorginho dhe Rudiger humbën vendin në formacionin titullar të Chelseat nën udhëheqjen e Frank Lampard, duke bërë vetëm tetë përkatësisht katër paraqitje në Premier League deri më tani këtë sezon, përcjell KosovaPress.

Por tani që Lampard ka lënë postin e tij si menaxher në Chelsea, dyshja mund të përfitojë nga vendimi i raportuar i klubit për të emëruar Tuchelin si menaxherin e ardhshëm.

Në shtator të vitit të kaluar, PSG-ja e Tuchel ishte e lidhur si me Rudiger ashtu edhe me Jorginho.

Padyshim, ata të dy qëndruan përfundimisht në Chelsea, por do të kishte një mundësi që ata të mund të luanin role më të rëndësishme nën drejtimin e Tuchel.

Thomas Tuchel i cili është i destinuar të jetë menaxheri i ardhshëm i Chelseat thuhet se i kishte sytë te dy yjet e “Bluve Jorginho dhe Antonio Rudiger gjatë kohës së tij në PSG. / Kosova Press

Read Previous

BE: AstraZeneca të respektojë kontratën për shpërndarjen e vaksinave antiCOVID-19

Read Next

58,5 % më pak shtetas të huaj hynë në Shqipëri gjatë 2020 krahasuar me një vit më parë